Bojzi, 1 korrik – Policia e shtetit federal amerikan Ajhado kumtoi se nëntë persona janë hospitalizuar, ndërsa një burrë 30 vjeçar ishte arrestuar pas goditjes masive me thikë në kompleksin banesor në qytetin Bojzi, ku ishin strehuar shumë familje të refugjatëve.
Televizioni televiziv lokal 7KTVB lajmëron se rruga qendrore e qytetit është bllokuar në gjatësi më të madhe se 1,6 kilometrave dhe se policia nuk e di se cili është motivi për sulmin, i cili ndodhi mbrëmë.
Shefi i policisë së Bojzit, Bill Bouns thotë se një pjesë e rrugës mund të hapet për disa orë, por, se rajoni rreth kompleksit banesor do të mbetet i bllokuar për së paku 24 orë.