Sulm me raketa ndaj ambasadës amerikane në Irak

10

Një breshëri raketash shënjestruan ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikes në kryeqytetin e Irakut, sipas burimeve ushtarake.

Siç informon CNA, ky sulm është i treti brenda javës ndaj diplomacisë perëndimore në Irak, pas muajsh qetësie.

Të paktën dy raketa goditen brenda perimetrit të Zonës së Gjelbër, ku janë të vendosura ambasadat Amerikane dhe të tjera të huaja, sipas një deklarate nga shërbimet e sigurimit të Irakut.

Një burim i sigurisë i tha AFP’së se të paktën një raketë goditi selinë e Shërbimit të Sigurisë Kombëtare të Irakut pranë misionit diplomatik të SHBA.

Të tjerat u përplasën në zonat e banimit aty pranë, duke përfshirë një kompleks shumëkatëshe parkimi në lagjen Harithiya, tha një dëshmitar për AFP.