Sul*m me hidroksid natriumi në një kopsht kinez, të lënduar 51 fëmijë

Pekin, 12 nëntor – Të paktën 51 fëmijë dhe tre edukatorë janë lënduar në një kopsht në jugperëndim të Kinës, pasi një sulmues i ka spërkatur me dioksid natriumi. Dy persona janë lënduar rëndë, transmeton gazeta KOHA.

Sipas agjencisë kineze të lajmeve Sinhua, incidenti ka ndodhur dje pasdite sipas orës lokale, në provincën Junan.

Sulmuesi (23), i identifikuar si Kong, është arrestuar një orë pas sulmit. Policia kumtoi se me këtë sulm ai ka dashur t’i “hakmerret shoqërisë”.

Dioksdit natriumi, i njohur edhe si  “sodë kaustike” apo “sodë guri”, shfrytëzohet për prodhim të një numri të madh të produkteve, mes të cilëve edhe sapunit, letrës dhe ngjyrave të ndryshme. Ekspozimi i “sodës së gurit” mund të sjellë deri në djegie apo iritim të syve dhe lëkurës, ndërsa janë të mundura edhe reagime alergjike.(koha.mk)