Aeroporti në Kurs u sulmua me dron, pas çka u dogj një rezervuar me naftë, kumtoi sot në mëngjes guvernatori i rajonit të Kurskut në Rusi, Roman Starovojt.
Ai në Telegram shkroi se nuk ka viktima dhe se lokalizimi i zjarrit është në vijim.
Të gjitha shërbimet speciale janë në vendin e incidentit, shkroi Starovojt.
Ministria ruse e Mbrojtjes dje publikoi se Ukraina ka tentuar të kryejë sulm mbi aeroportet ushtarake në rajonet Saratov dhe Rjazan në Rusi, me ndihmën e droneve të prodhimit botëror.
Siç thuhet, aviacioni rus me ndihmën e mbrojtjes kundërajrore ka rrëzuar fluturake ukrainase pa pilotë të cilat kanë fluturuar në lartësi të vogël.
Në sulm jetën e kanë humbur tre anëtarë të personelit ushtarako-teknik, ndërsa katër janë plagosur.
Pas kësaj, Rusia kreu sulm masiv mbi sistemin komandues ushtarak të Ukrainës dhe publikoi se është parandaluar transfertë e ushtarëve ukrainas dhe armë në zonën ushtarake.