Së paku një person është lënduar nga të shtënat që kanë ndodhur në një stacion treni në Munih, Gjermani. Policia gjermane është vënë në alarm mëngjesin e sotëm, pasi një person qëlloi me armë zjarri në një stacion metroje në Unterföhring, pranë Mynihut. Ngjarja u regjistrua rreth orës 8:23. Nga të shtënat mbeti i plagosur rëndë një polic. Një dëshmitar tha për Bild se: “Ka pasur pesë të shtëna. Ne kishim për të lënë trenin. ” Sulmuesi është arrestuar. Ai u qëllua nga policia dhe u plagos lehtë. Mediat vendase raportojnë se po trajtohet në spital.
Raportimet flasin edhe për 4 persona të tjerë të plagosur. “Nuk ka rrezik për popullatën.Po punojmë për ta sqaruar këtë situatë” tha zëdhënësi i policisë Michael Riehlein. Ndërkaq policia gjermane thotë se nga hetimet paraprake nuk ka asnjë indicje që sulmi të ketë lidhje me terrorizmin.