Një bilanc negativë është shënuar pas një sulmi me armë në një kishë në Rusi. Mediat njoftojnë se të paktën 4 persona janë vrarë dhe 4 të tjerë janë plagosur, pas një sulmi me armë zjarri, ndaj një kishe në rajonin e Dagestanit në Rusi. Sipas agjencisë ruse të lajmeve “Tass”, një person i armatosur hapi zjarr të dielën ndaj besimtarëve, në momentin që ata po largoheshin nga kisha. Sulmi ka ndodhur jashtë një kishe, në qytetin e Kizlyar.