Otavë, 15 prill – Një person u vra pasi që një sulmues anonim ka hapur zjarr në një kishë në qytetin Salmon Arm, në provincën kanadeze Kolumbia Britanike.
“Një i ri u paraqit me pushkë në liturgjinë në një kishë, e drejtoi armën nga ima atë dhe filloi të qëllojë”, dëshmoi djali i të vrarit.
Viktima është 78-vjeçari Gordon Parmentor.
Sipas djalit të Parmentros, pas sulmit burri menjëherë është larguar nga kisha, ndërsa më pas u kthye dhe vazhdoi që të qëllojë.
“Ai e qëlloi një tjetër në këmbë, i cili filloi që të largohet dhe shtoi se personi i qëlluar në këmbë u transportua në spital dhe ndodhet në gjendje stabile, ndërsa sulmuesi është arrestuar.
Djali i viktimës konfirmoi se babai i tij dhe vrasësi janë njohur. Për sulmuesin thuhet se ka pasur probleme psikike, por motivi për sulmin ende nuk dihet.