Avioni luftarak i ushtrisë siriane kreu një sulm kimik në një vendbanim në lagjen Akirbat të qytetit Hama në perëndim të vendit, raporton Anadolu Agency (AA). Sipas informacioneve të marra të gazetarit të AA-së nga burimet lokale, avioni luftarak i ushtrisë ka sulmuar me gaz klorin vendbanimin në lagjen Akirbat i cili ndodhet në pjesën lindore të qytetit Hama dhe është nën kontrollin e organizatës terroriste DEASH. Në këtë sulm humbën jetën të paktën 40 persona ndër të cilët edhe fëmijë, ndërsa janë ndikuar nga gazi 200 persona. Personat të cilët janë ndikuar nga gazi janë transferuar në spitalet e improvizuara në rajon dhe janë marrë në trajtim mjekësor. Regjimi i Bashar Al Asadit sulmoi rajonin Guta Lindore të Damaskut me armë kimike më 21 gusht 2013, ku humbën jetën mbi 1.400 persona, ndërsa ishin plagosur më shumë se 10 mijë persona, pjesa më e madhe fëmijë dhe gra.