Athinë, 10 dhjetor – Me ngjyra, fletushka dhe gjësende, rreth 10 anëtarë të grupit anarkist “Rubikon”, e sulmuan ndërtesën e komunës Alimos në pjesën jugore të Athinës.
Sipas mediave greke, në sulmin që ka ndodhur rreth orës gjashtë në mëngjes janë arrestuar dy persona, ndërsa është shkaktuar edhe dëm material në objekt.
Siç informon korrespondentja e MIA-s nga Athina, përmes kumtesës së faqes së anarkistëve, nga “Rubikon” hollësisht dhe në mënyrë të zgjeruar sqarojnë se arsye për sulmin ka qenë ajo që më 16 nëntor, shoferi i shërbimit komunal e ka humbur jetën derisa ka qenë në vendin e tij të punës në rrethana të paqarta, por edhe se “gjatë tre viteve të fundit pothuajse 50 të punësuar nëpër komuna vdesin, ndërsa rreth 150 u lënduan, shumica e tyre kanë marrë lëndime serioze, ndërsa arsyet janë të paqarta.