Uashington, 27 nëntor – Hakerët nga Koreja e Veriut tentuan të depërtojnë deri tek pajisjet e kompanisë britanike AstraZeneca, përpunues i njërës nga vaksinat kundër koronavirusit, njoftuan sot disa mediume amerikane.
Hakerët janë prezantuar si rekruterë nga Linkedln dhe WhatsApp dhe kanë ofruar punë. Më pas, ata kanë dërguar dokumente me përshkrimin e detyrave të punës, në të cilat gjindej programi i dëmshëm për marrjen e qasjes deri tek kompjuteri. Shpreson se tentimet për hyrje në kompjuerë ishin të pasuksesshme.
Në botë përpunohen më shumë se 200 vaksina kundër Kovid-19. Deri në fazën e tretë arritën të vijnë vetëm disa kompani, si iniciativa gjermane-amerikane e BioNtexh dhe Pfizer, Moderna nga Masaçusets, SHBA, AstraZeneca me Universitetin Oksford nga Britania e Madhe dhe Gamalei Qendra nga Moska. Të gjitha kumtesat për efekt të lartë të ilaçeve të tyre.
Vaksinat e para nga Kovid-19 në SHBA pritet të fillojnë më 11 dhjetor.