Berlin, 9 tetor – Të paktën dy persona e humbën jetën në një su*lm të ar*matosur ndaj një sinagoge në qytetin gjerman Hale.
Një person i panjohur ka hyrë në sinagogë dhe ka filluar të shtëna me pu*shkë auto*matike ndërsa më pas është arratisur. Supozohet se su*lmuesi është drejtuar drejt Lajpcigut.
Sipas një pjese të mediave ndaj sinagogës është hedhur edhe një gra*natë.
“Ndodhi një incident në Hale. Sipas konstatimeve preliminare, ka edhe të vdekur. Jemi duke zbatuar hetim urgjent. Autori është në arrati. Qëndroni në shtëpi ose kërkoni një vend tjetër të sigurt”, publikoi policia gjermane në Tuiter.