Ish-bashkëshortja e Blerim Dzemaili-t, Erjona Sulejmani ka shpërthyer pranë detit duke i nxjerr të gjitha në “shesh”, në videot e postuara prej saj, në plazhin “Corralejo”. Erjona u bë pjesë e “VIP Temptation Island” falë aftësive të saj provokuese dhe simpatisë, duke krijuar shumë zhurmë mediatike veçanërisht për ngacmimet e saj me ish-futbollistin Stefano Bettarini. Por ajo pëlqen të jetë gjithmonë në qendër të vëmendjes së medias roz dhe këtë herë ja ka dalë më së miri, pasi zhveshja e saj është komentuar jo pak në mediat italiane.