Real Madridi i mposht nga Bayern Munichu në Houston me rezultat 3-1 në ndeshjen e tyre të parë para-sezonale e vlefshme për International Champions Cup. Corentin Tolisso, Robert Leëandoëski dhe Serge Gnabry shënuan golat për skuadrën e Niko Kovaç në një paraqitje mbizotëruese ndaj Realit. Goli i vetëm për Mbretërit u shënua nga talenti brazilian, Rodrygo Goes, i cili u inkuadrua në pjesën e dytë për të shënuar në minutën e 89-të. Ky gol i shënuar nga braziliani ishte thjesht i mahnitshëm duke u shënuar nga një distancë mbi 20 metra dhe në këndin e portierit.
Goli i tij i parë për Los Blancos solli një moment mjaft komik që u kap në kamera. Para se Rodrygo të merrte goditjen e lirë, mbrojtësi i Bayern, Niklas Sule, në mur ishte kapur duke i thënë: “Provoni!”, teksa qeshte paksa me ironi. Sensacioni brazilian shënoi një supergol pas këtyre fjalëve duke e bërë gjermanin ta mbyll gojën.
https://twitter.com/i/status/1152757941604216833