Online International Math Challenge (IMC) është një konkurs online nën organizatën International Math Challenge. Online IMC synon të inkurajonte nxënësit të studionin dhe të shkëlqenin në matematikë dhe mendimin kritik, dhe gjithashtu të mbanin të motivuar si mësuesit, ashtu edhe nxënësit në këto kohë të vështira.
Gjithashtu kjo ngjarje shpresohej të motivonte nxënësit të shohin matematikën në një dritë tjetër, të stimulojnë interesin e tyre për këtë temë dhe të mendojnë se si ata mund të zbatojnë matematikën në studimet e tyre të ardhshme dhe jetën e përditshme.
IMC 2020 ishte planifikuar të mbahej në Tajlandë, por u zhvillua si një ngjarje thjesht virtuale më 8-9 tetor 2020 për shkak të pandemisë COVID-19.
14 nxënës të ShMP “Jahja Kemal” e përfaqësuan Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Kolegjin Yahya Kemal në IMC nga 70 vende dhe 1600 studentë. Nxënësit tanë nga kjo garë u kthyen me 2 ari, 4 argjendi, 2 bronzi dhe 3 lavdërime.