Viti 2018 po del si viti i këngëtares Dua Lipa, ku sukseset e saj tashmë janë bërë gjë e zakonshme.
Përmes Instagramit ajo ka treguar edhe një sukses tjetër të saj. Ajo ka arritur numrin jubilarë 40 milionë të dëgjuesve mujor në Spotify, transmeton Indeksonline.
Në postimin e saj shkroi: “Wow më shumë se 40 milionë dëgjues!!! Kjo është çmenduri! + Electricity është kënga numër katër në Britani. Faleminderit për gjithmonë!”
Së fundmi ajo u fut në listën e 40 këngëtareve me më së shumti influencë në muzikë të bërë nga Radio BBC.