Prishtinë, 18 shkurt – Për herë të parë në Kosovë Ansambli nacional i këngëve e valleve nga RMV dha koncert në sheshin 21 në Prishtinë. Koncerti u transmetua në të gjitha rrjetet përmes televizionit 21. Në një ambient me publik të zgjedhur u intepretuan këngë me motive atdhedashurie nga solistët e ansamblit Besarta Murtezani, Jetmir Rexhepi, Kastriot Latifi e Salajdin Miftari.
Nga vallet u prezantuan: vallja e jugut me koreografi dhe vallja dibrane nga Genc Kastrati, vallja e Karadakut nga Dilaver Kryeziu dhe vallja “Prej Tetove deri në Dibër” nga Artan Ibershimi. Mysafir special ishte tenori Kastriot Tusha. Në fund të programit u interpretua “Gjaku i Kastriotit” nga tenori Shkodran Tolaj.
Koncertin e prezantoi Avni Qahili, ndërkaq fjalë pērshëndetëse pati ministresha e kulturës nga R.Kosovës Vlora Dumoshi, sekretari shtetëror i Ministrisë së Kulturës në RMV Valmir Aziri, drejtori Shkodran Tolaj i cili i dha mirënjohje tv 21, mirënjohje që e pranoi Florin Kelmendi i cili falemnderoi Ansamblin që koncertin në Kosovë e dhanë pikërisht me 17 shkurt në Prishtinë. Me fjalë dhe vlerësime të jashtëzanshme u shprehën prof.Fahri Beqiri, Hidajet Hyseni, Edita Tahiri, Ramiz Avdyli. Të pranishëm ishin dhe deputët Arbër Tolaj, ministri nga Maqedonia Hisen Xhemaili, sekretari shtetëror Adem Avziu, ambasadori i Kosovës Gjergj Dedaj. Ky koncert pati sukses të jashtëzakonshëm.(koha.mk)