Shkup, 22 janar – Ligji për gjuhët të martën është dërguar në Komisionin e Venedikut, së bashku me dy dispozita alternative dhe pritet që Komisioni në periudhën e rregullt t’i japë sugjerimet e tij, të cilat pastaj do të përfshihen në ligj, njofton Koha.
Këtë e ka deklaruar vet kryeministri Zoran Zaev, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve për këtë kur pret që Komisioni të prononcohet rreth ligjit dhe nëse ekziston vullnet që rekomandimet të implementohen në ligjin.
“Si edhe shumë vite më parë se një vit, ku filloi debati për ligjin për gjuhët, i pranuam sugjerimet që t’i evitojmë rezervat të cilitdo qoftë qytetar, ashtu edhe tani themi se pas votimit, shpalljes dhe dërgimit të ligjit dhe pas sugjerimeve të Komisionit të Venecias, çdo sugjerim do të përfshihet”, tha Zaevi.
Ai theksoi se bëhet fjalë për fjalë të dhënë, e cila deri më tani ka qenë e drejtë e ndaluar.
“Të mos frikësohemi pse bëhet fjalë për përdorim të gjuhëve, më lehtë do të kuptohemi. Mes tjerash, sipas meje, deri më tani ishte bllokuar procesi që mos kuptojnë qytetarët se nuk është fundi i botës. Kjo është e drejtë kushtetuese të një pjese të qytetarëve tanë nga komunitet më të vogla dhe kjo na shkel një të drejtë tjetër”, theksoi Zaevi. (Koha.mk)