Janë tejkaluar të gjitha problemet për ndërtimin e rrugës eksprese Gradsko-Prilep dhe pritet në fillim të vitit të ardhshëm numri më i madh i punëve të përfundojnë, deklaroi ministri i Transportit dhe Lidhjeve Goran Sugareski i cili sot ishte për kontroll të punëve të gazsjellësit në Prilep.
“Në masë të madhe janë tejkaluar problemet në pjesën e ndërtimit të rrugës në grykën Farishka, si dhe në Drenovë. Në autostradën drejt Prilepit ndërtohet pikëpagesë e re që do të jetë lidhje e rrugës së re eksprese. Dinamika e aktiviteteve është rritur. Pritjet e mia janë se dinamika e ndërtimit të rrugës eksprese seriozisht do të intensifikohet edhe në fillim të vitit të ardhshëm, në masë më të madhe, punët do të përfundojnë. Pjesa më e madhe e problemeve janë dokumentacionet projektuese dhe shpronësimet kanë përfunduar dhe tejkaluar dhe për atë pritet dinamika serioze e ndërtimit të kësaj rruge eksprese”, deklaroi Sugareski.
Rruga eksprese Gradsko-Prilep ndërtohet në tre faza. E para ishte Gradsko-Drenovë në gjatësi prej 16 kilometra, e dyta nga Farish-Drenovë në gjatësi prej 10 kilometra, ndërsa e treta nga Prilep në Urën Lenishki dhe ndërtimi i korsisë së tretë në aksin e fshatit Bellovodica deri në guroren në gjatësi prej 7,5 kilometra. Tërë rruga prej gjithsej 33,5 kilometra është në vlerë prej përafërsisht 63 milion euro.(koha.mk)