Tearcë, 5 dhjetor – Të gjitha shpronësimet dhe procedurat zyrtare kanë përfunduar komplet dhe gazsjellësi po avancohet me dinamikë të shpejtë, ndërsa vitin e ardhshëm tashmë mundet që edhe komunat të përfshihen, theksoi sot ministri i Transportit dhe Lidhjeve Goran Sugareski nga Tearca, ku bashkë me komunën po punohet në rekonstruktimin e rrjetit sekondar të ujësjellësit.
“Dinamika e shkëlqyeshme e realizimit për të cilën presim që krahët përmes Tetovës deri në Gostivar dhe krahu nga Negotina përmes Prilepit dhe Manastirit tërësisht të përfundojnë me qëllim që komunat të mund të përfshihen në atë gazsjellës magjistral gjatë vitit të ardhshëm. Kjo është mundësuar duke pas parasysh se shpronësimet dhe aktivitetet tjera zyrtare janë zgjidhur”, tha Sugareski, transmeton KOHA.
Sipas Sugareskit deri në fund të vitit do të rritet përqindja e realizimit të projekteve të cilat Ministria e Transportit dhe Lidhjeve i bën, ndërsa tani janë 71 për qind. Sipas tij, po shfrytëzohen kushtet e mira të motit për avancimin e realizimit të projekteve.
“Në këtë moment kemi 71 për qind të realizimit të investimeve kapitale dhe presim që kjo të rritet deri në fund të vitit, sepse këtë periudhë po vijojnë pagesa me kohë të situatave përfundimtare. Ajo që tërë vitin e premtova duke filluar nga tremujori i parë kjo Ministri do ta arrijë atë vit ekonomik, sepse numrat e tregojnë këtë. Punojmë në 20-të projekte në të cilat punojnë për momentin, diku gjashtë ose shtatë janë në procedurë të tenderimit dhe presim që për një muaj ose një muaj e gjysmë edhe 20 projekte të fillojnë me tenderim”, shtoi Sugareski. (koha.mk)