Manastir, 28 maj – Për gjysmë viti pritet të përfundojë ndërtimi i hekurudhës Manastir – Kremenicë me të cilën mundësohet lidhja hekurudhore midis Maqedonisë dhe Greqisë.
Hekurudha është në një gjatësi prej 16 kilometra, ndërsa investimi arrin 17,2 milionë euro, prej gjashtë milionë euro nga fondet IPA, ndërsa 11,2 milionë euro nga Buxheti i RM-së.
“Pres deri në fund të nëntorit ky projekt plotësisht të përfundojë, me qëllim të mundësojmë ndërlidhjen e rajonit të Pellagonisë deri te porti i Selanikut, ta përforcojmë kapacitetin ekonomik të rajonit, ndërlidhje deri te zona industriale “Zhabeni” dhe lehtësime të tjera për transport të mallrave dhe shërbimeve”, deklaroi ministri i Transportit dhe Lidhjeve Goran Sugareski gjatë inspektimit të sotëm në terrem.
Sugareski thotë se Qeveria seriozisht është përkushtuar në ndërlidhjen hekurudhore në Korridorin 8, bëhet fjalë për hekurudhën nga Kumanova deri në Bellakovc, është siguruar dokumentacion projektues dhe mjete financiare për pjesën e nga Bellakovci deri në Kriva Pallankë, ndërsa ka përfunduar edhe dokumentacioni projektues deri te kalimi kufitar me Republikën e Maqedonisë.
Kryetarja e Komunës së Manastirit Natasha Petrovska vlerësoi se linja hekurudhore Manastir – Kremenicë drejtpërdrejt do të kontribuojë për zhvillimin ekonomik lokal të komunave kufitare, ndërsa shkëmbimi i projekteve dhe ideve në këtë periudhë është dinamizuar.
Aktivitetet ndërtimore të linjës hekurudhore Manastir – Kremenicë i kryen kompania ndërkombëtare Shtrabag, e specializuar për ndërtime të ulëta dhe me referenca të larta në ndërtimin e linjave hekurudhore.