Kumanovë, 6 shkurt – Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugareski sot paralajmëroi ndërtim dhe rikonstruksion të numrit më të madh të rrugëve në rajonin e Kumanovës, me ç’rast theksoi se për ndërlidhjen rrugore planifikohen rreth 70 milionë euro, pjesë për ndërtimin e rrugëve eksprese dhe një pjesë për rikonstruksion të rrugëve.
“Konkretisht, do të ndërtohet rruga eksprese Rankovcë-Kriva Pallankë, si dhe vazhdimi nga Kriva Pallanka deri në Deve Bair”, deklaroi Sugareski gjatë vizitës në Kumanovë.
Ai paralajmëroi se do të rikonstruktohen rrugët deri te fshati Opajë dhe Nikushtak, ndërsa në komunën Kumanovë do të investohet edhe në rrjetin kanalizues dhe të ujësjellësit, për çka këtë vit komuna ka përgatitur projekte, për të cilat ka në dispozicion 1,5 milionë euro nga Banka Evropiane Investuese (BEI). Kumanova është e theksuar si shembull në shfrytëzimin e financave nga kjo bankë, ndërsa Sugareski shpreson se në bashkëpunim me komunat do të gjendet mënyrë se si të shfytëzohen 16 milionë euro tjera që janë në dispozicion të BEI.
Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve, ministri i Transportit përsëriti se do të respektohet afati për ndërtimin e autostradës Milladinovc.-Shtip, fundi i shtatorit të këtij viti, konform aneksit të nënshkruar të marrëveshjes.
Kumanova, sipas Sugareskit, do të jetë pjesë e programit për ndërtim të banesave sociale, ku është me rëndësi respektimi i kritereve për shpërndarje dhe t’u ndahen kategorive më të ndjeshme të qytetarëve.
Gjatë vizitës në Kumanovë, Sugareski dhe kryetari i Kumanovës ndanë 30 vendime për legalizim të objekteve të ndërtuara pa leje.
Apelon deri te qytetarët, të cilëve në afatin e parë u është refuzuar kërkesa për legalizim të objekteve të ndërtuara pa leje, për shkak të dokumentimit jo të plotë ose lëshimeve teknike, ta shfrytëzojnë afatin e vazhduar, që hyri në fuqi nga fillimi i vitit.
Prej rreth 200.000 ndërtime të ndërtuara pa leje në gjithë shtetin, në Kumanovë janë zgjidhur 5.500 kërkesa për legalizim, ndërsa gjithsej kanë arritur mbi 18.000. Mbi 7.000 kërkesa, informuan nga komuna, janë refuzuar për shkak të dokumentacionit jo të plotë.