Shtip, 5 korrik – Ekipet mbikëqyrëse ende e konfirmojnë dëmin e hekurudhës, prejse vagonat e mbushur u përmbysën në afërsi të Kumanovës. Punët rreth mënjanimit të vagonëve do të përfundojnë shpejtë, por shuma e saktë nga dëmi material i shkaktuar do të kuptohet këto ditë.
Këtë e deklaroi ministri i Transportit dhe Lidhjeve Goran Sugareski, i cili së bashku me drejtorin e SHA për ekonomizim me hapësirë afariste dhe banesore, Kristijan Trajkovski, sot e emëruan fillimin e ndërtimit të ndërtesës banesore të destinuar për qytetarët në Probishtip nga kategoritë e rrezikuara sociale.
“Presim këto ditë t’i dimë dëmet e sakta, por dua të informoj se shumë shpejtë shkon aksioni për mënjanim në pjesën e vagonëve dhe punën që do të bëhet nga ana e NP Infrastruktura në pjesën e sanimit të dëmit. Ashtu sipas asaj që jam informuar shumë shpejtë ajo duhet të sanohet. Më e rëndësishme është që nuk ka viktima njerëz, dëm material realisht ka”, thotë Sugareski.
Ai theksoi se viteve të fundit shumë pak është investuar në infrastrukturën e Hekurudhës së Maqedonisë.
“Dua të potencoj se duhet të investohet edhe në pjesën e lokomotivave, trenave, një pjesë e krizës, e cila në një moment u paraqit është në fazën e tejkalimit. Edhe pse më duhet të potencoj se na kanë ofruar ndihmë edhe fqinjët. Por u gjet mënyrë për momentin, se si të tejkalohet edhe pa atë ndihmë. Fakt është se ndërmarrjet, ndërsa veçanërisht ajo e transportit është në borxhe të mëdha. Atë opinioni e din, por ju tregoj edhe nga ana ime, mbi 80 milion euro borxhe flas pa interes, të cilat janë ndaj organeve shtetërore, ndaj furnizuesve”, tha Sugareski.
Ai theksoi se pritet analiza që duhet ta tregojë këtë model të privatizmit është më e mirë.
“Ne konsiderojmë se duhet të gjejmë zgjidhje që ajo ndërmarrje me të vërtetë të funksionojë, siç duhet. Punohet për analizat një periudhë të gjatë kohore dhe presim të shohim se çka do të tregojnë. Megjithatë fakt është se situata është e tillë. Ajo ndërmarrje është me mbi 80 milion euro borxh pa interes, ndërsa ai borxh ndoshta është edhe mbi njëqind milion euro”, thotë Sugareski.(koha.mk)