Shkup, 10 dhjetor – Ministri i transportit dhe lidhjeve Goran Sugareski ka kërkuar përkrahje nga Bashkimi Evropian për financimin e projekteve nga infrastruktura e transportit gjatë pjesëmarrjes në Këshillin e dytë ministror të BE-së për Ballkanin Perëndimor që mbahet në Bruksel në kuadër të Marrëveshjes për formimin e Komunitetit të transportit. Për mbështetjen e BE-së ndaj projekteve infrastrukturore Sugarevski në Bruksel ka realizuar takime edhe me komisioneren evropiane për transport, Violeta Bulc, njoftoi sot Ministria e Transportit dhe Lidhjeve.
Projektet nga korridoret pan-evropiane 8 dhe 10, ka bërë të ditur ministri i transportit, do të përmirësojnë lidhjen me vendet e rajonit dhe Bashkimit Evropian, ndërsa janë në drejtim të ngritjes të standardeve evropiane deri në vitin 2030.
“Qeveria e Republikës së Maqedonisë, përmes Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve dorëzoi aplikacion për grant investues në shumë prej 5.136.000 euro për ndërtimin e një stacioni të përbashkët me Republikën e Serbisë. Në përputhje me planin për furnizime, parashihet që punët ndërtimore të fillojnë deri në mesin e vitit 2020”, ka potencuar ministri Sugareski.
Marrëveshja për formimin e komunitetit të transportit, siç ka theksuar ministri është në përputhje me procesin e filluar të integrimit të Maqedonisë dhe aspiratat tona për anëtarësim në BE.
“Besoj se kjo Marrëveshje do të sjell cilësi të re dhe do të bëj përshpejtimin e reformave sektoriale, ndërsa në afat të gjatë, do të kontribuoj për efikasitet më të mirë, shpenzime më të ulëta dhe cilësi më të mirë të shërbimeve transportuese si për konsumatorët, ashtu edhe për kompanitë në sektor”, ka thënë Sugareski, i cili ka prezantuar edhe projektet e Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve në drejtim të rritjes së sigurisë në transport.