Nëse inspektorati i autorizuar për ndërtimtari nga komuna e Sarajit nuk ka veruar në rastin me Matkën, atëherë inspektorati shtetëror i Republikës së Maqedonisë të Veriut do të kontrollojë punën e inspektoratit të autorizuar për ndërtim nga komuna dhe do ta informojë Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve, deklaroi sot ministri i Transportit dhe Lidhjeve Goran Sugareski në Kumanovë, duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve nëse do t’ia marrë autorizimin komunës së Sarajit për rastin e Matkës.
“Si njeri, e as si ministër nuk do të pranojë se institucionet nuk kanë kompetenca, ajo që nëpër opinion qarkullon këto ditë. Qartë kërkova nga Inspektorati shtetëror i ndërtimit, tërësisht ta hetojë punën, në pajtim me kompetencat e tij dhe kuptohet këtu është komuna e Sarajit si më kompetente. Megjithatë në situatë, nëse nuk vepron komuna e Sarajit, Inspektorati shtetëror i ndërtimit në pajtim me Ligjin për ndërtim do t’i ndërmarrë të gjitha kompetencat”, deklaroi ministri i Transportit.
Ai sqaroi se nëse inspektorati i autorizuar për ndërtim në komunën e Sarajit nuk vepron, atëherë inspektorati shtetëror nga Inspektorati shtetëror i ndërtimit, dërgohet në vendin e ngjarjes, me ç’rast do të bëjë kontroll të punës, nëse ka vepruar apo jo inspektorati i komunës së Sarajit.
“Nëse nuk vepron me raport njoftohet Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, e cila emëron inspektor ndërtimi nga Inspektorati shtetëror për ndërtim që do të veprojë deri në përmbarim, kështu që puna këtu është shumë e qartë”, thotë Sugareski.
Në pajtim me kompetencat që i kanë të gjithë, fillimisht edhe komuna, do të veprohet në pajtim me afatet që i parashikon Ligji për ndërtim.(koha.mk)