Duke i parë numrat e fundit nga tremujori i dytë, mund të them se jam jashtëzakonisht i kënaqur nga realizimi i investimeve kapitale në resorin transport dhe lidhje, tha sot ministri Goran Sugareski.
“Kur e shoh përqindjen e gazifikimit që ka qenë jashtëzakonisht e vogël në tremujorin e parë pasi në janar dhe në shkurt nuk është punuar për shkak të mungesës së sezonit ndërtimor, tani kemi situatë ku ka realizim prej 26,7 për qind në katër muajt e parë. Me majin dhe qershorin do të ketë numër serioz, ndoshta mbi 40 për qind e më shumë. Shfrytëzimi në pjesën e gazifikimit pritet deri në tetor të jetë 100 për qind i plotësuar”, tha Sugareski, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve pas hapjes së konferencës “Armatura cilësore – ndërtime të sigurta”, që mbahet sot në hotelin “Hilton”.
Ai sqaroi se në investimet kapitale buxhetore nuk hyn Ndërmarrja publike për rrugë shtetërore, e cila, siç tha, në këtë moment ka 120 për qind më shumë mjete të harxhuara se vitin e kaluar.
“Nëse vitin e kaluar ka qenë një miliardë e 700 milionë denarë, në këtë moment janë afër katër miliardë denarë, si informatë e 16 majit. Sot duhet të kemi edhe informata të reja”, tha Sugareski.
I pyetur për ngjarjet në LSDM, Sugareski deklaroi se kuadrot e partisë në masë të madhe shkëlqyeshëm i kryejnë obligimet e tyre. Pret që për 15 deri 20 ditë tërë procesi në LSDM të përfundojë dhe paralajmëroi se do t’i përkushtohen asaj që viti 2019 të jetë vit ekonomik.(koha.mk)