Shumë ishin xhelozë kur u dha lajmi se Suedia do të kthejë orarin e punës nga tetë në gjashtë orë. Por për fat të keq, kjo nuk ka dalur të jetë ide e mirë për Suedinë. Suedia një vendim të tillë e morri pasi sipas tyre orari gjashtë orësh do të përmirësonte moralin dhe efikasitetin e punëtorëve. Megjithatë, sipas Bloomberg, një vendim i tillë i ka kushtuar disa kompanive në Suedi me mbi 1 milionë euro, sepse shumica e punëdhënësve janë detyruar të punësojnë staf shtesë. Bloomberg ka shtuar se nuk ka pasur asnjë plan që orarin e punë gjashtë orësh Suedia ta kthejë në nivel kombëtar. Disa kompani kanë pasur sukses me orarin e ri. Kompania Filimundus CEO Linus Feldt me bazë në Stokholm ka theksuar se orari gjashtë orësh u ka ndihmuar shumë punëtorëve të saj. Pronari i kompanisë në fjalë ka theksuar se orari tetë orësh nuk ka qenë efektiv deri me tani, prandaj kompania ka vendosur që të vazhdojë edhe më tutje me orarin e ri.