Stokholm, 26 janar – Suedia i vazhdoi rekomandimet kundër udhëtimeve të parëndësishme në të gjitha vendet jashtë Evropës deri më 15 prill, thuhet në kumtesën e sotme të Ministrisë së Punëve të Jashtme në Stokholm.
“Ekziston shumë pasiguri dhe është e pamundur të parashikohet se kur do të jetë e mundur lirshëm dhe sigurt të udhëtohet në mbarë botën për shkak të pandemisë së Kovid-19 dhe pasojat e saj”, kumtoi MPJ-ja suedeze.
Suedia prej më 14 mars të vitit të kaluar për herë të parë lëshoi rekomandim deri te popullata t’i anulojnë udhëtimet e panevojshme në të gjitha vendet për shkak të përhapjes së Kovid-19, por në ndërkohë e tërhoqi masën e tillë për shumë vende në Evropë.