Stokholm, 8 nëntor 2018– Qeveria e Suedisë sot vendosi ta vazhdojë afatin e kontrolleve kufitare në vend deri më 11 shkurt, informon një delegacion qeveritar.
“Vendimi është sjellë në pajtim me legjislacionin e përgjithshëm të BE-së dhe në bazë të vlerësimeve të Qeverisë se ende ekziston kërcënimin aktual për rendin publik dhe sigurinë e brendshme. Sipas vlerësimeve të policisë, ende është i lartë niveli i kërcënimit terrorist. Ka mangësi edhe në kontrollin e kufijve të jashtëm në zonën e Shengenit. Kjo do të thotë se Suedia duhet ta ruaj kontrollin e brendshëm të kufijve të saj”, thuhet në kumtesë.
Çdo javë në kufirin e Suedisë policia ndalon nga 150-200 refugjatë. Në vitin 2015 në vendin me 9,8 milionë banorë, kanë arritur 163.000 refugjatë. Në vitin 2016 dhe 2017, në Suedi kanë arritur 29.000 dhe 26.000 refugjatë.
Që të kufizohet fluksi i refugjatëve, qeveria suedeze vendosi kontrolle kufitare në fillim të janarit të vitit 2016 dhe vendosi rregulla më të rrepta për pranimin e refugjatëve