Suedia heq kontrollet e ashpra kufitare

Suedia ka bërë të ditur se do të heqë kontrollet sistematike të identitetit, e cila hyri në fuqi në kulmin e krizës së emigrantëve. Kontrollet kufitare janë bërë të ‘bezdisshme’ për një mijëra danezë dhe suedezë që udhëtojnë mes Malmos dhe Kopenhagës për punë. Qeveria tha se nuk do të braktisë kontrollet kufitare në tërësi. Suedia hapi dyert për 81 mijë azilkërkues në vitin 2014, e cila u rrit në 163 mijë në vitin 2015. Në vitin 2016 numri i azilkërkuesve ra në 29 mijë