Suedia dhe Finlanda nesër bashkarisht do t’i parashtrojnë kërkesat e veta për anëtarësim në NATO, deklaroi sot kryeministrja suedeze Magdalena Anderson.
“Në Suedi dhe Finlandë dakordohemi të shkojmë dorë për dore nëpër tërë këtë proces, ndërsa nesër do të parashtrojmë kërkesat”, tha Anderson në konferencën e përbashkët me presidentin finlandez Sauli Ninisto në kryeqytetin suedez.
Parlamenti finlandez të martën votoi për hyrje në NATO me shumicë të madhe me mbi 95 për qind të votave, duke i lejuar Helsinkit të dërgojë aplikacion formal për anëtarësim në selinë e Aleancës.
Edhe ministrja suedeze e Punëve të Jashtme, An Linde sot e nënshkroi kërkesën e vendit të saj për anëtarësim në NATO.
Edhe pse Finlanda dhe Suedia janë historikisht neutrale, invazioni ndaj Ukrainës e ndryshoi në mënyrë radikale mendimin publik për inkuadrim në aleancën ushtarake.