Suedisë për çdo vit i duhen nga 64 mijë migrantë të rinj në mënyrë që të pengohet ndalimi i rritës ekonomike shkaktuar me mungesë të fuqisë profesionale punëtore. Kështu njoftohet nga Enti i Suedisë për Punësim. Theksohet se drejtori i përgjithshëm i Entit Michael Sjoberg ka thënë se mungesa e fuqisë punëtore profesionale, vitin që vjen mund ta dëmtojë shumë Suedinë. Shtohet se mungesa e numrit vendorë të punëtorëve ekspertë, shton nevojën e pasjes së punëtorëve të huaj. “Shkalla e natalitetit në Suedi është shumë e ultë, popullata vendore“, bëhet alarm nga Enti ndërsa shtohet se tashmë shumë kompani kanë mungesë punëtorësh.