Nëntë këlyshë luani, të gjithë të shëndetshëm, janë vrarë nga 2002 e deri më sot, në një kopsht zoologjik pranë Goteborgut në Suedi. Vendimi i vështirë, që ka shkaktuar jo pa polemika në ueb, është marrë për shkak të kostove tepër të larta të menaxhimit të tyre. Por ky justifikim nuk i ka bindur shoqatat në mbrojtje të kafshëve. Kopshti zoologjik, para se të eliminonte këlyshët, tentoi t’i strehonte në qendra të tjera po pa asnjë rezultat. Në vitin 2014, një vendim i ngjashëm i drejtorit të kopshtit zoologjik të Kopenhagënit, ajo për të eliminuar “Marion”, një gjirafë të re, shkaktoi shumë pakënaqësi në vend. Mbetjet e saj iu dhanë më pas luanëve. Duhet thënë se nuk është e rrallë për struktura të tilla të eliminojnë kafshët e strehuara për mbipopullim të tyre dhe kosto të lartë.