Përfaqësuesja e Kosovës ka udhëtuar dje drejt Katarit, ku do të jetë pjesë e një turneu përgatitor. Djelmoshat e Bernard Challandes do ta zhvillojnë edhe një miqësore në Doha të Katarit, ku do të përballen me Suedinë.
Siç raportohet nga faqja e “Eurosport”, kjo sfidë do të zhvillohet me fillim nga ora 17:45, me orën tonë lokale.