Subvencionet nga një denar për blerjen e një kilogrami rrush për verë nga vjelja e sivjetme, Qeveria do t’ua paguajë vreshtarëve më së voni deri në mes të shkurtit të vitit 2019, gjegjësisht deri në feston e Shën Trifunit. kur krasiten vreshtat.
Kryeministri Zoran Zaev duke u përgjigjur në pyetjen e deputetëve nga Panço Minov tha se në buxhetin për vitin e kaluar janë planifikuar paratë për vreshtarët. Sevili që ka dorëzuar rrush për verë për blerje deri te bodrumet ka për obligim më së voni deri më 25 dhjetor të vitit 2018 të dorëzojë aplikim deri te Agjencia Pagesore për Mbështetje Financiare në Bujqësi që të subvencionohet.
Në pyetjen e Minovit për borxhet nga bodrumi i verës “Pvardarie”, Zaev tha se me angazhimin e Qeverisë dhe veçanërisht, siç tha, të ministrit të Bujqësisë, borxhi i “Povardarie”-s prej 5,5 milionë euro, për pagesë kanë mbetur neto rreth 200.000 euro.
Zëvendësministri i Punëve të Jashtme Andrej Zhernovski duke u përgjigjur pyetjen e deputetit Betian Kitev tha se do të hapet vendkalimi kufitar Pulevac drejt Greqisë dhe se për këtë kontribut ka ndërtimi i marrëdhënieve të mira fqinjësore. Ideja për atë vendkalim kufitar, tha, daton që nga mesi i viteve të 1980-ta. Nga pala greke që nga viti 1975 është ndërtuar rruga, por, siç tha, për shkak të jo gatishmërisë nga ana jonë, kjo ende nuk është realizuar.