Shkup, 26 shtator – Qyteti i Shkupit e ka publikuar thirrjen publike për subvencionimin e amvisërive dhe subjekteve tjera në rajonin e kryeqytetit për pastrimin e oxhaqeve për vitin 2018.
Me këtë thirrje, Qyteti i Shkupit do t’u kompensojë një pjesë të shpenzimeve amvisërive dhe subjekteve tjera për pastrimin e oxhaqeve në vlerë prej 1.000 denarëve.
Në thirrjen publike mund të marrin pjesë persona fizikë dhe juridikë, vendbanimi i të cilëve, gjegjësisht selia është në rajonin e Qytetit të Shkupit. Thirrja publike zgjat 60 ditë kalendarike nga dita e shpalljes, përfundimisht me 22 nëntorin e vitit 2018 dhe do të realizohet sipas parimit “i pari vjen i pari shërbehesh”.
Kërkesën për shfrytëzim të së drejtës së kompensimit të një pjese të shpenzimeve, së bashku me dokumentacionin e nevojshëm, duhet ta parashtrojë në zarf të mbyllur në Qytetin e Shkupit në bul. “Ilinden” nr. 82 në arkivën e Qytetit të Shkupit, çdo ditë pune nga ora 8:30 deri në ora 15.
Më shumë informacione për thirrjen publike qytetarët mund të marrin në www.skopje.gov.mk/Uploads/
Thirrja publike për subvencionim të amvisërive dhe subjekteve tjera në rajonin e Qytetit të Shkupit për pastrim të oxhaqeve për vitin 2018 është shpallur dje në gazetat “Koha” dhe “Slloboden peçat”.