Subvencionet për grurë mundë të përdoren nga persona juridik të regjistruar për përpunimin e produkteve bujqësore ku janë të regjistruara në Regjistrin e Blerësve, të cilët kanë blerë grurë nga burimi vendor i prodhimit të këtij viti drejtpërdrejtë nga fermat bujqësore
Shkup, 25 tetor – Blerësit e kumbullave dhe përpunuesit e grurit nga data 22 tetor deri me 25 dhjetor do të mundë të paraqesin kërkesa për mbështetje financiare për kumbulla të blera dhe grurë nga prodhimi vendas nga korrja e këtij viti, shkruan gazeta KOHA. Subvencionet për kumbullat e blera mundë të merren nga personat juridik të regjistruar për përpunimin e produkteve bujqësore dhe personave juridik të regjistruar për tregtimin me prodhimet bujqësore të cilët po ashtu janë të regjistruara në Regjistrin e Blerësve, të cilët kanë bërë blerjen e kumbullave nga prodhimi vendas të këtij viti.
“Mbështetja financiare paguhet për sasitë e blera gjatë periudhës prej 15 gushtit deri më 15 shtator të këtij viti, dhe për të njëjtat pagesa të kryhet më së voni deri më 15 dhjetor 2018, me një çmim jo më të ulët se 5 denarë për kilogram. Shuma e mbështetjes është 2 denarë për kilogram”, njoftojnë nga Agjencia për Mbështetjen Financiare të Bujqësisë dhe Zhvillimit rural.
Subvencionet për grurë mundë të përdoren nga persona juridik të regjistruar për përpunimin e produkteve bujqësore ku janë të regjistruara në Regjistrin e Blerësve, të cilët kanë blerë grurë nga burimi vendor i prodhimit të këtij viti drejtpërdrejtë nga fermat bujqësore. Mbështetja financiare do të paguhet për sasitë e blera më së voni deri më 15 shtator dhe shuma e subvencioneve përmban një denarë për kilogram.
Të interesuarit duhet të paraqesin një kërkesë jo më vonë se deri më 25 dhjetor dhe si dokumente ata duhet të paraqesin një kontratë të lidhur me secilën fermë bujqësore, dëshmi për blerje dhe dëshmi të pagesës. Kërkesat me dokumente duhet të dorëzohet në zyrën e arkivave të Agjencisë për Mbështetje Financiare të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ose me post adresën bulevard “Brigada e tretë maqedonase” nr.20, 1000 Shkup. Formularët për dorëzimin e kërkesave mundë të shkarkohen nga Agjencia ose nga faqja e internetit www.ipardpa.gov.mk në seksionin “Pagesat direkte 2018”, “Modelet”.
Nga Agjencia informojnë se për të stabilizuar çmimin e domateve dhe për të tërhequr prodhimin e tepërt nga tregu, në periudhën prej 27 qershorit deri më 15 korrik 2018 është futur një mbështetje shtesë prej shtatë denarë në kilogram për domatet e shitura në objektet e përpunimit. (koha.mk)