Suarezi, provimi i gjuhës italiane dhe premtimi i avokates së Juves: Do t’ju sjellim lojtarë tjerë të huaj

13

Avokatja e Juventusit, Maria Turco, i kishte premtuar drejtuesve të Universitetit të Perugjës se do t’i sillte të gjithë lojtarët e huaj në universitetin e tyre, të cilët kishin nevojë ta kryenin provimin e gjuhës italiane për marrjen e nënshtetësisë italiane. Janë publikuar të paktën tri biseda telefonike mes Turcos dhe drejtorit të përgjithshëm të Universitetit të Perugjës, Simone Olivier – të cilat i zbulojnë bisedat mes tyre për t’ia kaluar jashtëligjshëm provimin e italishtes sulmuesit të Barcelonës, Luis Suarez, i cili i nevojitej atij për ta kompletuar kalimin në Juventus. Ky ishte fokusi i hetimit të agjencisë italiane për sundim të ligjit, Guardia di Finanza, sipas Corriere.it, gazetës italiane.

Avokatja turke, e cila gjithmonë ka qenë përfaqësuese e Juventusit, i kishte nisur kontaktet në fillim të shtatorit për t’ia siguruar Suarezit certifikatën e provimit të gjuhës italiane në nivel B1. Ajo e kishte nisur një varg telefonatash për metodën sesi duhej të kryhej provimi i Suarezit.

“Koha është shumë e kufizuar, ne duhet të nxitojmë por mbi të gjitha, duhet të sigurohemi se Suarezi, edhe pse nuk di italisht, do ta marrë certifikatën”, thotë Turco në bisedat e përgjuara telefonike. Avokatja e Juventusit i thotë Olivierit në bisedën e përgjuar se do t’i drejtojë të gjithë lojtarët joevropianë, të cilët duhet t’i nënshtrohet provimit për marrjen e nënshtetësisë italiane, në universitetit që ai e udhëheq. Ajo sigurohet nga Olivieri se gjithçka e nevojshme do të bëhet për ta zgjidhur çfarëdo problemi në lidhje me Suarezin.

Provimi i gjuhës italiane niveli B1 për të huajt ishte caktuar për datën 22 shtator. Por me kërkesën e avokates, universiteti kishte vendosur ta mbante testin më herët, më 17 shtator. Përveç Suarezit, edhe katër të huaj – të cilët duhej të futeshin në provim më 22 shtator – ishin thirrur për ta kryer provimin më 17 shtator dhe të gjithë iu nënshtruan provimit këtë datë. Por vetëm Suarezi i kishte pranuar pyetjet ende pa u futur në provim dhe ishte përgatitur nga profesorët Stefania Spina dhe Lorenzo Rocca në mënyrë që t’i mësonte përgjigjet përmendesh.

Comments are closed.