Barcelona ka zgjedhur kapitenin e Arsenalit Pier-Emerik Obamejang si sulmuesin e përshtatshëm për sezonin e ardhshëm.
Mediat franceze shkruajnë se klubi katalanas do të tentojë gjatë merkatos verore të zëvendësoje Luis Suarezin me sulmuesin nga Gaboni. Drejtuesit e klubit tentuan ta huazonin gjatë merkatos së janarit, por Arsenali nuk pranoi në asnjë mënyrë.
Por, skuadra e teknikut Kike Setien ka nevojë të rifreskohet dhe duke parë stastikat e futbollistit afrikan (57 gola në 92 ndeshje me Arsenalin) konsiderohet si njëri prej elementëve të duhur për të riparuar repartin sulmues.