Luis Suarez ishte mbrëmë në fokus të mediave për rastin kontestues, për të cilin vazhdon të flitet nëse ishte penallti apo jo, por para takimit të Chelseat me Barcelonën, ai bëri një gjest shumë interesant, tëcilin mediat e zbulua më vonë. Suazrez u takua më ish bashkëlojtarin e tij të Liverpoolit Jamie Carragher, të cilit ia dhuroi një fanellë të Barcelonës, me nënshkrim për djalin e Caragherit.
Si duket djali i legjendës së Liverpoolit është adhurues i madh i Barçës dhe kur dihet se Liverpooli nuk ka fituar asnjë trofe që nga viti 2006. Suarez dhe Carragher kane luajtur së bashku në Liverpool në periudhën 2011 – 2013, kurse më 2014 Suarez ishte transferuar në Barcelonë.