Suarez merr ofertë nga Interi

25

Sulmuesi i Barcelonës, Luis Suarez, ka marrë oferta nga klubi amerikan nën pronësi të David Beckham, Inter Miami, për ta vazhduar karrierën në ligën amerikane të futbollit, MLS. Inter Miami, i sapothemeluar, e ka ndërtuar një skuadër të plotë dhe e luajti ndeshjen e parë në mars këtë vit, kur humbi me rezultat 1:0 kundër Los Angeles FC. Ata i kanë dy lojtarë që kanë reputacion më të madh në skuadrën e tij, Rodolfo Pizarron dhe Matias Pellegrinin, mirëpo Beckham dëshiron ta shtojë edhe një yll në skuadrën e tij. Gazeta spanjolle Mundo Deportivo shkruan se klubi tashmë ka bërë ofertë për sulmuesin e Barcelonës, Luis Suarezin, i cili po i afrohet fundit të karrierës së tij.

Sulmuesi uruguaian raportohet të ketë qenë nën radarin e klubit amerikan edhe më parë, pasi që vitin e kaluar ishte raportuar se Interi Miami po i ofron Suarezit kontratë katërvjeçare me pagë tunduese. Megjithatë, 31-vjeçari raportohet se është i lumtur në Barcelonë dhe nuk dëshiron të largohet nga aty ende. Përkundër moshës së tij, ai i regjistroi 19 gola dhe 12 asiste gjatë këtij sezoni dhe do ta aktivizojë klauzolën për zgjatje të kontratës edhe për një vit nëse luan në 60 për qind të ndeshjeve të Barcelonës sezonin e ardhshëm.

 

Comments are closed.