Luis Suarez i bën thirrje Ousmane Dembele të fokusohet te futbolli teksa sulmuesi i Barcelona-s po vuan të bindë në Camp Nou. Dembele nuk ka luajtur si titullar që prej shtatorit dhe në disa ndeshje është lënë jashtë skuadrës së Barça-s. Blerja 105 mln ka akoma mbështetjen e shokut të ekipit Suarez, por sulmuesi uruguaian, i cili po përgatitet të ndeshet me Francën e Dembele, thotë se ai duhet të ndryshojë.
“Nuk është se Dembele s’është ambientuar me dhomën e zhveshjes, marrëdhënia e tij me shokët e ekipit është shumë e mirë,” shprehet Suarez.
“Ai është i lumtur, por siç kanë thënë edhe disa prej shokëve të ekipit, dhe Osumane e di këtë gjë, të jesh futbollist profesionist është një privilegj. Mendoj se ai duhet të fokusohet më shumë te futbolli dhe të jetë më i përgjegjshëm.
“Ai është shumë i ri dhe mund të frymëzohet nga profesionalizmi i madh në dhomën e zhveshjes së Barcelona-s. Ai e meriton të jetë aty dhe të triumfojë te Barça.”