Në mungesë të njeriut kryesor, Lionel Messit, sulmuesi Luis Suarez ka bërë një paraqitje të shkëlqyer duke shënuar het-trik në për t’i ndihmuar Barcelonës ta shkatërrojë Real Madridin 5-1 në La Liga në El Clasicon e parë të sezonit të ri në “Camp Nou” të dielën.
Uruguaiani Luis Suarez bëri ndër performancat e tij më të mira në vitet e fundit kundër rivalit të përjetshëm të Barcelonës, Real Madridit duke e bërë po ashtu, pothuajse të pashmangshme, shkarkimin e Julen Lopeteguit, raporton Gazeta Express.
Kjo humbje e dërgon skuadrën e Lopeteguit në vendin e nëntë në La Liga, me shtatë pikë më pak se lideri Barcelona.
Në një El Clasico pa prezencën e Lionel Messit apo Cristiano Ronaldos për herë të parë në dekadën e fundit, i pari i lënduar ndërsa i dyti tani lojtar i Juventusit, katalonasit nuk e çanë kokën dhe e nisen furishëm takimin, raporton Gazeta Express.
Philippe Coutinho realizoi për 1-0 në minutën e 11-të, pas një super aksioni të përcjellë me pasimin fantastik të Jordi Albas.
Vetëm njëzet minuta më vonë, Luis Suarez e dyfishoi epërsinë duke realizuar nga penalltia, të cilën e fitoi edhe falë ndihmës së VAR-it, pasi gjyqtari dha penallti vetëm pasi u konsultua me video asistentin e referit.
Skuadra e Ernesto Valverdes e kontrolloi takimin duke pasur posedim shumë të lartë të topit, 62%, krahasuar me 38% të vizitorëve.
Mysafirët u rikthyen në pjesën e dytë me reagimin më pozitiv të mundshëm, duke u rikthyer në lojë falë Marcelos, i cili shënoi për 2-1 pas një topi të kthyer, vetëm pesë minuta brenda pjesës së dytë.
Gjërat kanë mundur të merrnin kahje krejtësisht tjetër, sikur Luka Modric të ishte me më fat, kur e goditi shtyllën kur akrepat shënuan një orë lojë.
Suarez, në formë fantastike në këtë takim, ia ktheu me monedhë të njëjtë Modricit, ku goditur shtyllën, para se të realizonte për 3-1 rreth 15 minuta para përfundimit të takimit.
Uruguaiani e kompletoi het-trikun dhjetë minuta para fundit, derisa për ta fundosur Real Madridin u përkujdes i sapo futuri në lojë, Arturo Vidal, i cili realizoi golin e pestë për Barçën dhe të parin të tij në El Clasico.
https://www.youtube.com/watch?v=HY_Wb86sMeE