Suarez do të rikthehet shumë shpejtë te Barcelona, pas një lëndimi që kishte pësuar në ndeshjen kundër Athletic Bilbaos. Që nga ajo ndeshje Suarez ka munguar në ekipin e Barçës, e cila fitoi kundër Betisit kurse barazoi me Osasunën me mungësën e futbollistit. Por Ernesto Valverde e konfirmoi se Suarez do të kthehej në skuadër dhe po ashtu që është përfshirë në listës zyrtare.
Barcelona gjithashtu do të jetë ende pa kapitenin Lionel Messi i cili mund të mungojë edhe në ndeshjen kundër Dortmundit.