Qendra Kulturore e Kosovës në Suedi do të shënojë përvjetorin e 10-të të Pavarësisë së Republikës së Kosovës.
“Në bashkëpunim me Ministrinë e Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Qendrën Kulturore të Kosovës për Diasporë dhe Mërgatë në Suedi,Qendrën kulturore shqiptare “Okarina”dhe Asociacionet Kulturore – Arsimore në Suedi, organizojnë Manifestim Kulturor me rastin e 10-tëvjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Qendrës Kulturore të Kosovës në Suedi.
Manifestimi Kulturor për nderë të Pavarësisë do të hapet me ekspozitën të sjellur nga Ambasada e Republikës së Kosovës “Imazh nga Kosova” të përzgjedhura nga 30 sish si fituesit në konkursin e MPJ-së të Republikës së Kosovës. Ekspozita do të jetë e hapur nga mëngjesi i 17 Shkurtit 2018.
“Në kuadër të këtij aktiviteti do të ketë diskutim në nivel akademik lidhur me rëndësinë e datës së 17 Shkurtit. Pjesa e dytë është Koncertale dhe është paraparë një kolazh këngësh, e vjershash dhe recitale të përgatitura posaçërisht për këtë festë. Pjesa a tretë do të vazhdojë me muzikë të lirë, ku do të na argëtojnë këngëtarë dhe instrumentalistë me grupet e tyre të njohura që veprojnë dhe jetojnë në Suedi. Manifestimi Kulturor për nder të Pavarësisë është i hapur për të gjithë bashkatdhetarët tanë pavarësisht se nga cilat trojet shqiptare janë: Atdheu ynë është një – kombi shqiptar është një. Pritet të marrin pjesë përfaqësues nga Institucionet shtetërore të Kosovës. Po ashtu do të marrin pjesë edhe përfaqësues nga Ambasada e Republikës së Kosovës, Ambasada e Republikës së Shqipërisë dhe Ambasada e Republikës së Maqedonisë. Në Manifestimin Kulturor do të marrin pjesë edhe veprimtarë të ndryshëm që kanë kontribuar për Pavarësinë e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Qendrës Kulturore të Kosovës në Suedi.
Manifestimi Kulturor për nderë të Pavarësisë, do të mbahet në Östra Hindbyvägen 26 B 213 74 Malmö, më 17 Shkurt 2018, ditë e shtunë në ora 14.00.