Romë, 2 nëntor – Stuhitë në veri të Italisë sot shkaktuan kaos dhe dëme të mëdha materiale, veçanërisht në provincën verilindore Beluno.
Kryetari i qytetit Beluno, Jakopo Masaro i ftoi të gjithë banorët që të përdorin ujë të zier.
Për shkak të rrëshqitjeve të dheut, disa zona sot janë bllokuar nga bota e jashtme, bëri të ditur Agjencia Informative Italiane ANSA.
Agjencia për mbrojtje civile e rriti deri në nivelin më të lartë të mundshëm paralajmërimin për motin në zonat malore të rajonit Veneto.
Kushtet e këqija të motit të cilat të dielën e kaluar e kapluan këtë pjesë të Italisë, i pamundësuan njerëzit që të largohen nga disa lokacione. Të mërkurën ishin shpëtuar gati 200 persona të cilët me ditë të tëra ishin të ngujuar në malin Stelvio për shkak të kushteve të këqija të motit.
Së paku 14 persona nga e diela e deri më sot humbën jetën për shkak të stuhive, tornadove, vërshimeve, rrëshqitjeve të dheut dhe erërave përgjatë gjithë Italisë.