Majami, 7 tetor – Stuhia tropike Nejt, që u formua dje afër brigjeve lindore të Hondurasit, duke lëvizur në veri përgjatë Gjirit meksikan, sot u shndërrua në uragan, kumtoi Qendra nacionale amerikane për uragane. “Nejt u transformua në uragan”, kumtoi Qendra në ueb faqen e vet sot në mëngjes në orën 7:00 sipas kohës së mesme evropiane. Vatra e Nejtit tani ndodhet mes brigjeve lindore meksikane dhe Kubës dhe po lëvizë drejt brigjeve jugore të SHBA-së. Qendra amerikane paralajmëroi se në goditje të uraganit mund të ndodhen qytetet Nju Orleans, rajoni i liqenit Ponçartrejn dhe rajoni i Grand Ajl nlë shtetin Luizianë, si dhe rajonet prëgjatë kufirit mes shteteve Alabama dhe Florida. Sipas Qendrës, Nejt do të arrijë afër brigjeve të SHBA-së sot vonë apo më së voni nesër në mëngjes.