Dublin, 16 tetor – Stuhia Ofelia sot e ka goditur bregun jugor të Irlandës, me ç’rast e humbën jetën tre persona. Stuhia ka shkaktuar dallgë, të cilat arrijnë edhe deri në 10 metra lartësi. Rreth 210.000 amvisëri kanë mbetur pa energji elektrike. “Ofelia është stuhi shumë e rrezikshme. Herën e fundit kur kemi pasur një mot të këtillë të keq kanë humbur jetën 10 persona”, theksoi kryeministri irlandez, Leo Varadakar. Ai paralajmëroi se edhe pas kalimit të stuhisë do të mbeten shumë rreziqe për shkak të pemëve të rrëzuara dhe largpërçuesve. Britania e Madhe lëshoi paralajmërim për vërshime. Si pasojë e Ofelias, në vendin Kork, është rrëzuar një pjesë e tribunës në stadiumin e futbollit. Gjatë natës, Ofelia u dobësua nga uragan në stuhi, ndërsa era ka arritur shpejtësi prej 176 kilometrave në orë. Të gjitha institucionet arsimore në Irlandë janë mbyllur për shkak të motit të ligë. Në Skoci, Uells dhe pjesë të Anglisë është lëshuar “paralajmërim i verdhë”. Meteorologët theksuan se Ofelia është uragani më i fuqishëm ndonjëherë i vërejtur në Oqeanin Atlantik dhe i pari nga viti 1939 që “ka arritur” aq larg në veri.