Manilë, 23 dhjetor – Stuhia tropikale ka shkaktuar rrëshqitje të dheut dhe vërshime në Filipine, në të cilat e kanë humbur jetën pothuajse 90 persona. Dhjetëra llogariten të zhdukur, informojnë mediat lokale, duke iu referuar policisë dhe shërbimeve për situata të jashtëzakonshme.
Viktimat janë nga ishulli jugor Mindanao. Është ndërprerë energjia elektrike, si dhe komunikimet me rajonin e goditur dhe kjo i komplikon operacione e shpëtimit në të cilat marrin pjesë ekipe të shpëtimit, ushtarë, policë dhe vullnetarë.
Moti i ligë, është përcjell me erëra me shpejtësi deri në 80 kilometra në orë. Stuhia lëviz në drejtim perëndimor dhe pritet deri të hënën të distancohet nga Filipinet.