Shkarkohet dhe çohen për ndjekje penale për korrupsion dhe shpërdorim detyre shumica e drejtuesve të burgjeve shqiptare. Ministrja e Drejtësisë paralajmëron pastrim kapilar të gjithë administratës së burgjeve duke hedhur dyshime të forta edhe mbi paraardhësit e saj. Ministrja Etilda Gjonaj tha se shkarkohen nga detyra drejtorët e burgjeve të Lezhës, Rrogozhinës, Peqinit Tepelenës e Durrës, për shpërdorim detyre dhe korrupsion. Gjonaj tha se janë konstatuar 150 raste të lejimit të futjes së sendeve të ndaluara, ndërsa në 6 raste është konstatuar futje në burg të lëndës narkotike. Më tej, Gjonaj tha se nuk do të lejohet as një lloj ndërhyrje politike për të marrë në mbrojtje shkelësit e ligjit. (TCH)