Uashington, 19 janar 9 – Fushën magnetike të Tokës sotdo ta godasë stuhi gjeomagnetike nga intensiteti më i dobët, njoftuan nga Qendra amerikane për parashikim të gjendjeve të motit në kozmos dhe Agjencia për studim të oqeaneve dhe atmosferës (NOAA).
Stuhia gjeopolitike është çrregullim i Magnetosferës së Tokës dhe është shkaktuar nga aktivitetet e Diellit. Bëhet fjalë për fenomen i cili mund të ndikojë në elektro-rrjetet dhe satelitet.
Zakonisht zgjat një ose dy ditë.
Sipas kumtesës së NOAA-së, kjo stuhi gjeomagnetike është klasifikuar në shkallën nga një deri në pesë si G-1, që do të thotë se do të jetë me intensitet më të dobët.
Thuhet se, megjithatë, mund të shkaktojë “oscilacione të dobëta të stacioneve të rrjetëzuar dhe ndikim të vogël në funksionet e satelitëve, si dhe kafshëve të cilët migrojnë”.
Stuhia e kategorisë G-5, për shembull, mund të ndikojë në energjinë elektrike dhe sistemet e sigurisë në gjithë botën, kështu që mund të vijë deri në çrregullim të tërësishëm të sistemit të rrjeteve kompjuterike dhe dëmtimit i madh i transformatorëve elektrik.
Ndikimi i stuhive gjeomagnetike ndaj njerëzve fillimisht do të studiohet , por është e njohur se pëllumbat letërshpërndarës, për shembull, gjatë stuhive të këtilla kanë problem me navigacionin dhe nuk janë në gjendje ta gjejnë vendin në të cilin duhet të aterojnë.